E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, Hodaj: Sot, në protestë të gjithë qytetarët


Kryetari i Partisë Socialiste në Berat, Selman Hodaj, tha se protesta e sotme do të jetë e përmasave të mëdha


BERAT - Një ditë para protestës së paralajmëruar të socialistëve, në qytetin e Beratit, Kryetari i PS-së së këtij qyteti, Selman Hodaj, ka bërë publike detajet e këtij tubimi. Berati është qyteti i dytë pas Tiranës, ku socialistët do të zhvillojnë protestën e radhës nën moton "Ku është vota ime?", "Hapni kutitë!."


Sipas kreut aktual të selisë rozë në Berat, kjo protestë do të jetë më e madhja, e zhvilluar ndonjëherë dhe më e motivuara, për faktin që Berati është një nga qytetet ku vjedhja e votës ishte e përmasave të mëdha.


"Qytetarët e Beratit e kanë të qartë se Sali Berisha dhe paterica e tij, Ilir Meta, nuk mund të qeverisin vendin me vota të vjedhura dhe me një pushtet ilegjitim, prandaj është detyrë qytetare, që të protestojmë fuqishëm ndaj kësaj maskarade.


Kjo është dhe arsyeja, që qytetarët e Beratit nesër do të jenë të gjithë në sheshin para Pallatit të Kulturës "Margarita Tutulani" për të protestuar paqësisht për votën e vjedhur nga pushteti grabitqar i Sali Berishës,"- tha Hodaj.


Kryetari i PS-së së Beratit njoftoi gjithashtu, se socialistët e këtij qyteti mbështesin qëndrimin e Kryesisë dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, për bojkotin ndaj Parlamentit dhe zgjedhjeve të pjesshme vendore të 15 nëntorit.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›