Brindizi- Kapet skafi me 1.7 ton marijuanë, arrestohen 5 shqiptarë
Brindizi- 1.7 ton mariuhanë është sekuestruar pasditen e sotme nga Guardia di Finanza në bordin e një motoskafi.
Policia italiane ka ndaluar rreth 15 km larg brigjeve të Brindisit një motoskaf brenda të cilit ndodheshin 1 mijë e 700 kg lëndë narkotike e tipit mariuhanë. Mësohet se trafikantët ishin 5 shqiptarë të cilët janë arrestuar.
Policia ishte vënë në ndjekje të motoskafit që në momentin që ata po i afroheshin portit, ndërkohë trafikantët kanë tentuar ta hedhin lëndën narkotike në det.
Policia Portuale ka lajmëruar Guardia di Finanzën të cilët kanë mbërritur me helikopter dhe kanë bërë të mundur kapjen e 5 shqiparëve.
Fillimisht ishte dyshuar për trafik klandestinësh, por më pas janë parë disa kuti të cilat ishin të mbushura me drogë.
No related posts.