Festa e mësuesit, kujtohen tre breza arsimtarësh
08/03/2012 Ky aktivitet për herë të parë u organizua nga prefekti, nderohen 40 mësues tashmë në pension
BERAT-Tre breza mësuesish sot në pension kanë marrë urime me rastin e festës së 7 marsit nga ana e prefektit të qarkut të Beratit në një takim kushtuar kontributit të tyre në vite. Në një atmosferë miqësore janë takuar paraditen e djeshme në qytetin e Beratit tre breza mësuesish, të cilët i bashkon misioni i tyre fisnik dhe puna e tyre e palodhur, e cila dukej se ishte harruar prej vitesh.
Nderohen mësuesit
Për të parën herë rreth 40 mësues të vjetër tashmë në pension janë kujtuar në ditën kushtuar profesionit mësues dhe edukues në saj të një nisme të ndërmarrë nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Berat. Mësues të palodhur të sistemit fillor, të arsimit tetëvjeçar, por dhe të mesëm sot në pension janë bërë pjesë e një aktiviteti që prefekti i qarkut Bujar Hoxhaj ka zhvilluar për nder të tyre. Në ambientet e Institucionit të Prefektit është organizuar gjatë paradites së djeshme mësuesit tanë të dikurshëm në një aktivitet kokteil. “Për para jush sot ndihem ende nxënës, dhe nxënësi përpara mësuesit është i emocionuar, por nuk mund të rrija pa u uruar festën ish-mësuesve të qytetit të Beratit, të cilët kanë kontribuar për të nxjerrë vlera dhe për të përçuar vlera në këtë qytet”, u shpreh prefekti i qarkut përpara mësuesve të ftuar në këtë takim, i cili vlerësoi kontributin e tyre për mësimin dhe edukimin e brezave. Nga ana e tyre disa prej mësuesve pjesëmarrës në këtë takim kanë falënderuar prefektin e qarkut që i kujtoi në një ditë kaq shumë të rëndësishme për ta. Takimi më pas ka vijuar me një kokteil të rastit ku mësuesit kanë marrë urime dhe kanë uruar njëri-tjetrin.
Titull “Mirënjohja e qytetit”
7 Marsi, Bashkia vlerëson 18 mësues të vjetër
ELBASAN- 7 Marsi ka mbledhur disa breza arsimtarësh të vjetër në një aktivitet të organizuar nga Bashkia Elbasan. Pjesëmarrësit ndër të cilët mësues të vjetër, anëtarë të shoqatës “Normalisti” dhe familjarë të arsimtarëve që nuk jetojnë më kanë përcjellë emocionet e tyre në këtë ditë të shënuar për të gjithë mësuesit. Anëtari i kryesisë së shoqatës “Normalisti”, Rushan Krypa, kujtoi kontributin në vite të mësuesve elbasanas që shpërndanë dijen jo vetëm brenda kufijve shtetërorë, por në trojet mbarëshqiptare. Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, duke vlerësuar të gjithë kontributin e mësuesve u shpreh se tashmë është kthyer në traditë dhënia e titujve të mirënjohjes për mësuesit elbasanas. Ai e ka cilësuar këtë 7 Mars, të veçantë edhe në kuadrin e 100-vjetorit të pavarësisë. “Ky 7 Mars është i veçantë pasi korrespondon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë kuadër ne do të organizojmë shumë aktivitete, ndër të cilat edhe një konferencë ndërkombëtare. Unë ju ftoj të gjithëve ju me mendimet, studimet dhe gjithçka tjetër të bëheni pjesë e kësaj konference, duke kujtuar së bashku edhe figurat me kontribut, por që janë lënë në harresë”. L. LL