E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat/ Percillen ne banesen e fundit dy motrat Kaja

Pas tragjedise se djeshme ne Berat, ky dy vajzat e mitura te familjes Kaja humben jeten pas shperthimit te bomboles se gazit dhe 4 pjesetaret e tjere u plagosen rende, dje prane familjes kane mberritur ngushellimet si nga te afermit ashtu edhe nga zyrtare qendrore e vendore. Trupat e dy motrave 5 dhe 15 vjece u percollen dje per ne banesen e fundit, kurse ngushellimet u bene ne shtepine e vellait te Artur Kajos, Mitatit. Dy vajzat Kelima dhe Megi, humben jeten ne banese si pasoje e asfiksise nga tymi dhe flaket e zjarrit. Babai i tyre, Arturi, nena, vellai dhe motra e vogel u plagosen rende ne kete tragjedi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›