E Diel, 1 Nëntor 2026

Korce/ Shtyp gjyshin dhe nipin, arratiset shoferi

Shtyp gjyshin dhe nipin qe udhetonin me biciklete, nen hetim per dy akuza shoferi 23-vjecar. Ngjarja ka ndodhur ne mesdite, ne lagjen nr. 15 te Korces, kur i dyshuari Elton Rusi, duke drejtuar mjetin tip "Benz" me targe KO 8200 A, ka perplasur E. Beqirin, 57-vjec dhe nipin e tij 2 vjecar, te cilet ishin duke levizur me biciklete ne rruget e lagjes ku banonin. Te plagosurit u derguan me urgjence ne spitalin e Korces, ku moren mjekimin dhe ndodhen jashte rrezikut, kurse shoferi fillimisht eshte larguar nga vendngjarja, duke mos i dhene ndihme te demtuarve. Hetimi ndaj 23-vjecarit do te behet ne gjendje te lire.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›