E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat/ Rreshket pllaja e malit, ne rrezik jeta e 15 familjeve

Nje masiv shkembi dhe dheu eshte shkeputur nga pllaja e nje kodre ne fshatin Krekez te komunes Lumas, ne rrethin e Beratit, duke vene ne rrezik jeten e 15 familjeve. Masivi ka rreshkitur nga pllaja e kodres qe ndodhet shume prane zones se banuar dhe sasia e shkembinjve dhe dherave, ka bllokuar rrugen qe lidh lagjet e fshatit ku jetojne plote 400 banore. Per pasoje ka devijuar edhe perroi i fshatit, duke krijuar ne mes te lagjes nje rezervuar uji, qe ne rast reshjesh intensive rrezikon te permbyte zonen. Kryeplaku i fshatit, Krenar Ago, tregon se ngjara ka ndodhur mbremjen e se martes, kur u degjua edhe nje zhurme e madhe. Ata kane pare se si dherat dhe shkembinjte, shkaterronin te mbjellat ne tokat e tyre. Rruga e fshatit ka qene teresisht e bllokuar, ndersa ne drejtim te kesaj zone eshte nisur edhe prefekti Thoma Rumnici dhe kryetari i komunes, Fadil Ago, te cilet premtuan nderhyrje dhe zgjidhje te situates se krijuar.

E. H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›