Librazhd/ Vellezerit kanosin per token, gruan e kusheririt
Kercenojne gruan e kusheririt me jete, sulmojne edhe policine gjate shoqerimit per ne komisariat. Dy vellezerit Ilir dhe Nazmi Radici, 38 dhe 40 vjec, me banim ne fshatin Kakavec te komunes Qukes, ne Librazhd, jane ndaluar pasi gjate nje konflikti per motive pronesie, kane kanosur me mjete te mprehta ne banesen e saj, nusen e kusheririt S. Cekrezi,40 vjece. Konflikti mes burrave dhe gruas, ka ndodhur per nje pellembe toke. Fillimisht dy vellezerit kane kembyer fjale fyese me gruan. Me pas ata kane shkuar ne banesen e saj, duke e kercenuar se do ta thernin. Pas kesaj ngjarje e demtuara ka njoftuar policine, e cila ka kerkuar te shoqeroje autoret per ne komisariat. Por konflikti eshte thelluar me tej, pasi vellezerit nuk jane bindur. Ndaj tyre jane ngritur akuzat e kanosjes, dhunim te baneses dhe mosbindje ndaj urdhrit te punonjesit te policise.
F.S.
F.S.