E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bastisen kasafortat e dy komunave, ndalohen ne arrati te dyshuarit

Gjirokaster- Hajdutet sulmojne arkat e komunave malore ne Qarkun e Gjirokastres. Dy te rinj te dyshuar jane arrestuar pas operacionit te koduar "Kasaforta", vetem pak ore pas denoncimit te drejtuesve te komunes Kurvelesh ne Tepelene, se ishte bastisur arka me 350 mije leke te destinuara per familjet ne nevoje. Gjate hetimit rezultoi se te dyshuarit Sali Goxhaj, 23 vjec dhe Erion Stroka, 20 vjec, banues ne fshatin Golem, ne daten 3 prill te ketij viti kishin vjedhur edhe kasaforten e komunes Picar, Gjirokaster, ku kishin marre 650 mije leke. Per te kryer bastisjet te rinjte perdornin leva hekuri dhe maska, e pasi hapnin kangjellat e dritareve e dyerve te godinave te komunave, hynin brenda duke marre cfare gjenin. Kasaforta e komunes Kurvelesh, rezulton te jete vjedhur duke u zbardhur dita e djeshme dhe eshte fshehur ne vendin e quajtur "Ura e Kozices", ne afersi te fshatit Nivice, dhe me pas eshte hapur me pajisje metalprerese. Ne momentin e kapjes Goxhaj dhe Stroka leviznin me nje makine tip "Benz", me targa SR 46 79 B, ne vendin e quajtur kthesa e fshatit Bence. Gjate kontrollit u sekuestruan kater leva hekuri, kater celulare, shuma prej 350 mije lekesh dhe sende te tjera. Dyshohet se pasi kane kryer bastisjen e pare, autoret kane blere autoveturen dhe nje pjese tjeter te lekeve, e kane prishur ne lokale nate.

B. Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›