E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njohja e madhe

Nga Ibrahim Rexhepi

Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves, mbeti nje synim i hapur. Anetaresimi i saj ne mekanizmat nderkombetare, perfshire edhe Fondin Monetar Nderkombetar dhe Banken Boterore. Mbreme ne mesnate, sipas kohes lokale, ka perfunduar procesi i pare i votimit per anetaresim ne FMN. Do te thote se eshte kryer deklarimi i vendeve anetare dhe pritet vetem shpallja e vendimit, i cili do te ndodhe shume shpejt. Por, kjo eshte pune e kryer. Se paku, kur merret parasysh numri i vendeve qe kane njohur Kosoven dhe fuqine e votes se tyre brenda ketij institucioni, atehere nuk me peshe aq te madhe pse njohja nuk eshte bere nga nje numer i mjaftueshem i shteteve, te cilat asaj i sigurojne vend ne OKB. Po ashtu, perfundimi i kesaj pune do te thote fillimi i procedures per anetaresim ne Banken Boterore. Por, ajo nuk eshte aq e komplikuar si ne FMN. Pothuajse ne te dyja rastet vendos ai qe ka me shume kapital - Amerika me disa shtete mike te Kosoves.

Ndonese shumecka duket e thjeshte, ose si problem teknik, megjithate prapa kulimave zhvillohet nje debat serioz. Agjencionet e specializuara per vleresimin e reitingut, apo te fuqise dhe seriozitetit ekonomik qe ka Kosova, si ajo "Moody's" do te japin nje shifer, e cila ne menyre matematikore flet se cila eshte Kosova ne mesin e vendeve te tjera anetare. Kuota e saj do te jete 0,04 per qind. Ajo nuk duket te jete shume e ulet nese merren parasysh vendet e tjera. Per shembull, kuota e Malit te Zi eshte diku 0.01 per qind, kurse e Shqiperise - 0.02 per qind. Mirepo, me e madhja, SHBA-ja e ka 17,09 per qind. Kuota cakton shumen e parapagimit, fuqine votuese dhe qasjen ne financimet e FMN-se. Kete kuote paraprakisht e ka miratuar Komiteti per anetaresim ne kete institucion dhe ajo eshte 59 milione SDR, qe paraqet te drejten speciale te terheqjes, perkatesisht qe eshte diku kah 65 milione euro. Sa i perket pageses se kuotes per anetaresim, kjo nuk eshte kurrfare problemi, meqenese nuk duhet te paraqese asnje ngarkese. Madje, keto pagesa, si edhe e drejta qe te shfrytezoj ndihmat financiare nga FMN-ja fillon pas gjashte muajsh, atehere kur edhe anetaresimi eshte funksional.

Sido qe te jete, anetaresimi i Kosoves ne Fondin Monetar Nderkombetar eshte momenti me i rendesishem pas shpalljes se pavaresise, se paku nga aspekti ekonomik. Pa marre parasysh perfitimet materiale qe mund te kete, Kosova ne rrafshin financiar eshte e barabarte me184 vende te botes, pavaresisht numrin e shteteve qe kane njohur pavaresine e saj. Madje, ky anetaresim hape dyer per shume institucione financiare dhe per komunikim shume me normal me investitore serioze ne bote. Vete pozita e saj brenda institucioneve nderkombetare financiare eshte garanci dhe siguri per kapitalin qe mund te hyje keto. Kjo vetvetiu tregon se Kosova tash ka edhe obligime, jo vetem materiale. Ajo ne kontinuitet duhet te nxise reforma ekonomike, qe perputhen me zhvillimet nderkombetare, e ne kete rrefsh shpesh duhet te keshillohet, apo per to te gezoje perkrahjen e ketyre mekanizmave. Nese ka nevoje, mund te kuroje edhe para. Ilustrimi me i mire per kete eshte kriza e tashme globale financiare. Te gjitha vendet ku qeverite e tyre nuk kane mundesi te tejkalojne kete problem i drejtohen FMN-se, ose BB-se. Marrin parate dhe instruksionet se si duhet te veprojne, ashtu qe efektet te jene ne perputhje me pritjet. Edhe shtetet ekonomikisht shume me te forta se Kosova, si Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Polonia, apo Serbia kane marre premtime per ndihma me miliarda dollare. Me keto para ato do te shpetojne jo vetem ekonomine, por edhe shtetin. Me keto ndihma, vendet shfrytezuese krijojne obligime ndaj huadhenesve. Mirepo, ato nuk mund te jene me te larta se kuotat per reitingun, perkatesisht nuk jepen para aq sa kerkojne vendet anetare, ashtu qe te hyjne ne kriza edhe me te medha - ne mbingarkese dhe ne pamundesi per kthimin e borxheve.

Edhe perfitimet e drejtperdrejta qe mund te kete Kosova duhet pare ne kete prizme. Ajo do te gezoje perkrahjen e plote ne perballimin e te gjitha veshtiresive, por me mase dhe me kujdes. Nuk ishte e rastesishme pse pikerisht Banka Boterore vjet ishte shume e interesuar per mbajtjen e konferences se donatoreve per Kosoves. Mund te thuhet se ajo ne momentin shpalljes se pavaresise ka qene e vetedijshme se Kosova do te behet anetare e institucioneve nderkombetare financiare, por nuk mund te huazoje para aq sa ka nevoje. Eshte pyetja se a mund t'i ktheje ato? Per kete arsye ka tubuar donatoret, te cilet kane premtuar 1,2 miliarde euro, qe nese perdoren mire, mjaftojne per perballimin e problemeve qe kane shtetet e reja.

Qe nga momenti i shpalljes se rezultateve te votimit, perkatesisht i verifikimit te vendimit per anetaresim Kosova ka mundesine te hape edhe temen e borxheve te vjetra, te cilat kryesisht i referohen Bankes Boterore. Edhe per to, ka zgjidhje. Hapi i mund te jete riprogramimi i tyre, korrigjimi i kamatave, caktimi i afateve te reja, apo shlyerja e nje pjese te borxhit. Mirepo, paraprakisht ky problem duhet te spastrohet me Serbine, perkatesisht te behet pranimi i ndersjelle i shteteve, te kryhet sukcesioni dhe te dihet saktesisht shuma e borxheve. Nuk ka nje shifer te sakte se sa eshte kjo shume. Posacerisht kur dihet se dokumente te shumta jane zhdukur. Por, ne asnje variant ajo nuk do te tejkaloje kapacitete qe ka Kosova.

Ne fund duhet perkujtuar nje deklarate e Sali Berishes, Kryeminister i Shqiperise. Para disa muajsh ai tha se Shqiperia me nuk ka nevoje per Fondin Monetar Nderkombetar. Sado qe kjo eshte thene mjaft vrazhde, ai deshi qe ne menyre ilustrative te tregoje se ne Shqiperia ka perfunduar koha e tranzicionit. Tash nis zhvillimi dhe avancimi i ekonomise se konkurrences. Ajo vazhdimisht ka nevoje per karrige ne FMN, apo ne BB, pa marre parasysh se do te kete kuote edhe me te vogel se Kosova. Mirepo, perfundimi i tranzicionit do te thote se nuk ka me nevoje per vezhgim te vazhdueshem per reformat qe po behen.

Nderkaq, rasti i Kosoves ndryshon rrenjesisht. Ajo ende eshte ne fazen fillestare te reformave fondamentale. Per kete arsye ajo ende ka nevoje per ndihma, konsulta dhe udhezime.

Marre nga "Express", Prishtine


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›