Bojkot ne Pashaliman, 130 punetore, proteste per kushtet
Vlore- Rebelohen punetoret e bazes ushtarake te Pashalimanit ne Vlore. Oret e para te mengjesit te djeshem, 130 punonjesit qe ndertojne anijet ne kuader te projektit holandez, ne nje prej bazave me te medha te marines, kane dale me pankarta ne duar duke bojkotuar punen. Te drejtuar nga keshilli sindikal i Kantierit Detar te uzines, ata kane bllokuar punen per vazhdimin e projektit per ndertimin e anijeve. Protesta eshte zhvilluar ne hyrje te bazes, sepse nuk eshte lejuar te behet brenda territorit.
Shkaku i hedhjes ne protesta te punetoreve te kantierit, ka qene mosplotesimi i disa pikave te parashtruara prej tyre, drejtuesve te uzines si dhe Ministrise se Mbrojtjes.
Me parulla ne duar punonjesit kane treguar edhe per kerkesat e tyre, si kushtet e punes, rritjen e pages, pagesen e veshtiresise dhe ndalesat e pagave ne te kaluaren.
Nje prej kerkesave ka qene sigurimi i transportit te punonjesve nga vendndodhja deri ne kantier dhe anasjelltas, sepse 130 punonjes, futen ne nje autobus. Po keshtu dhenia e veshtiresise dhe largesise 10 per qind mbi pagen baze. "Duhet te na jepet edhe paga e ndalur 35 per qind qe nje vit me pare, e cila duhet te ishte kthyer qe para 5 muajsh dhe te na jepet dieta ushqimore nga 200 deri ne 400 leke per dite pune", jane shprehur protestuesit dje per "KJ".
Ata rrefyen se edhe mjetet iu mungojne, gjate procesit te veshtire ne kantier. "Nuk kemi rroba pune, peshqire, sapun, antidote, sipas vendeve te punes, edhe pse jane te parashikuara", sqarojne punonjesit. Sipas kryetarit te keshillit sindikal, Brahim Gjika, zhvillimi i protestes eshte mbeshtetur ne ligjin per te drejten e zhvillimit te greves dhe protestave, neni 197 i Kodit te Punes. Keshilli sindikal pas shume perpjekjeve e negociatash, si dhe peticioneve drejtuar punedhenesve per ndalesen e pages 35 per qind, qe nga muaji korrik i vitit 2008 dhe ne vazhdim, duke mos arritur te gjej zgjidhjen ligjore, vendosi te kaloje ne nje proteste.
Sipas Gjikes, 130 punetoret civil te kantierit detar ne uzinen e Pashalimanit, jane duke operuar ne realizimin e projektit holandez per prodhimin paraprakisht te 4 anijeve ne kantierin e uzines. Ata kane bllokuar 90 per qind te procesit te punes, deri sa te plotesohen kerkesat e parashtruara. Punonjesit jane shprehur se jane te vendosur te vazhdojne protestat pa afat, deri ne plotesimin e kerkesave te tyre nga Ministria e Mbrojtjes, si dhe nga drejtues te kantierit detar te uzines.
O. Hila