E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat. Rrjedhja e votave Brace I ben presion 3 socialisteve

Deputetët socialist kanë mbërritur në Berat për të denoncuar sipas tyre presionin që u është bërë 3 këshilltarëve të PS-së në këshillin e Komunës Vërtop e Otllak të cilët votuan kundër kandidatit të majtë për këshillin e qarkut pak ditë më parë. Deputeti Erion Brace pohoi se vota e majtë është devijuar për shkak të presioneve që janë bërë në vazhdimësi ngga krerët lokalë për të cilat sipas tij PS disponon prova.

"Përe tre ditë rradhë janë thirrur këshilltarët vetë, apo të afërm të tyre nga prefekti i qarkut të Beratit, nga Drejtori i Arsimit të Beratit, nga shefi i kuadrit të arsimit të Beratit dhe nga drejtori i administratës së shërbimeve sociale po prapë në Berat. Qëllimi është mbajtja me cdo kusht e votës së vjedhur tek PS", tha Erjon Brace, deputet i PS.

Në reagimin e tij deputeti i LSI Nasip Naco devijimin e votive të majta ia dedikoi përcarjes së PS duke paralajmëruar lëvizje të tjera nga e majta drejt koalicionit të djathtë.

"Për sa kohë deputetë të PS përgojojnë njëri tjetrin në kafene, në ambiente të ndryshme dhe nuk kanë unitet gjë që e  dinë të gjithë anëtarët dhe simmpatizantët e PS, normalisht do të fitojë kundërshtari politik. Nëse nuk i do zoti Brace, i përgojon ne e kemi derën të hapur që të vijnë, sepse janë njerëz korrekt dhe i mirëpresim. Numri nuk do të jetë 26-27 po do të jetë 37", tha Nasip Naco.

Një javë me parë drejtimin e këshillit të qarkut në Berat e morri Petrit Sina nga Aleanca për qytetarin me 27 vota tre prej të cilave të këshilltarëve të majtë kundrejt 24 votave Pelivan Shatrit kandidatit i aleancës për të ardhmen.

Tani Diko

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›