E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murray ne gjyq Majkell merrte ilace pa me thene

Conrad Murray ka shpërthyer në lot ndërsa është shfaqur fotoja e Michael Jackson në prag të vdekjes. Më shumë se dy vjet pas vdekjes së yllit të muzikës pop, ka filluar në Los Anxhelos procesi kundër mjekut të këngëtarit. Prokuroria akuzon mjekun Murray se ka shkaktuar më 25 qershor 2009 vdekjen e Jackson-it për shkak të pakujdesisë. 

Michael Jackson, është helmuar nga medikamenti narkotik që Murray i ka rekomanduar, deklaroi akuza. Murrey thotë se është i pafajsëhm. Sipas mbrojtjes, Jackson-i që vuante nga pagjumësi ekstreme, e ka marrë medikamentin vetë pa dijeninë e Murray-t. Në rast se shpallet fajtor mjeku rrezikon të dënohet me katër vjet heqje lirie. Majkëlli dhe mjeku i tij ishin takuar tri vite para vdekjes së këngëtarit në Los Anxheles. Më pas Murrey ishte punësuar për ti asistuar yllit të popit gjatë turit të «This is It» i cili do të fillonte në muajin korrik në Londër.

Në sallën e gjyqit u shpalosën gjithashtu si prova foto të momenteve të fundit të jetës së këngëtarit, të trupit të tij në spital e gjithashtu regjistrime audio ku zëri i yllit të popit është i deformuar nga droga. Pikërisht në këtë pikë është ngritur mbrojtja e doktorit sipas të cilit Majkëlli abuzonte me qetësues e kishte marrë një overdozë pasi mjeku është larguar nga banesa e tij. Juria në gjykatën e Los Angelesit ka rreth 5 javë kohë për të vendosur. Më pas gjykatësi do të shpallë vendimin.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›