E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat: Sherr me thika në lokal, 1 i vdekur 2 të plagosur

BERAT – Një person është goditur për vdekje me thikë dhe dy të tjerë janë plagosur mbrëmjen e sotme në fshatin Poshnje të Beratit. Viktima, Gëzim Protoduari, 50 vjeç, është vrarë në një lokal të fshatit pas një sherri për motive pronash, mësohet nga burime policore.

Si pasojë e goditjeve me thikë kanë mbetur të plagosur edhe dy shtetas të tjerë. Bëhet fjalë për Sako dhe Eduart Protoduarin të cilët – sipas informacioneve paraprake – besohet të jenë i biri 20-vjeçar dhe vëllai i viktimës.

Autorë të ngjarjes mësohet se janë dy vëllezër, banorë të të njëjtit fshat, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia. Forcat e rendit vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje që i mori jetën një personi dhe plagosi dy të tjerë.

(im/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›