E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria u kerkon bashkive mbledhjen e taksave

Qeveria shqiptare i beri sot thirrje pushtetit vendor qe te shfrytezoje me mire kompetencat qe ka marre gjate decentralizimit per te fuqizuar ekonomine e tyre ne sherbim te qytetareve. Kryeministri Sali Berisha tha sot se mbledhja e taksave vendore nuk po shkon mire ne punen e bashkive dhe komunave.

Ai permendi taksat e biznesit te vogel dhe taksat mbi pasurine nder ato qe nuk mblidhen si duhet por qe duhet te jene mbeshtetje per projektet e zhvillimit. Zoti Berisha i beri keto komente ne nje konference kombetare per forcimin e qeverisjes vendore dhe bashkepunimit me ate qendrore. Zoti Berisha tha se Shqiperia ka aktualisht nje nga qeverisjet vendore me te konsoliduara ne rajon. Ajo ka kompetenca te shumta ne administrimin e territorit te taksave investimeve por ato duhen te jene me aktive ne projektet publik-privat.

Por studiues te pavarur te kesaj fushe mendojne se Shqiperia ka bere hapa prapa ne procesin e decentralizimit te kompetancave vendore sa kohe qe ende pushteti vendor ka autonomi financiare shume te kufizuar. Drejtuesi i Levizja Europiane e Shqiperise Gledis Gjipali nje organizate e specializuar ne ceshtje te integrimit thote se fuqizimi i pushtetit vendor eshte nje kerkese e rendesishme e Bashkimit Europian.

Rreth 70 per qind e ligjeve europiane zbatohet nga pushteti vendor ndaj BE eshte e interesuar per struktura vendore te fuqishme per te sjelle projekte zhvillimi - tha ai.

Zoti Gjipali thote se perzgjedhja klienteliste ndaj bashkive dhe komunave afrimi i zgjedhjeve ne organizimin e te cilave pushteti vendor luan nje rol te rendesishem do te vene serish ne pikepyetje procesin e decentralizimit fiskal. Ekspertet e pavarur thone se qeveria vendos vete se ne cilat rajone i dergon investimet dhe ne fund eshte e interesuar ne nje klime te ndezur elektorale te marre meritat duke mos ia lene keto pune pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›