7 gra kërcënojnë të hidhen nga pallati: Firma gënjeu për kontratat
TIRANË- Mosmarrja e kompensimit për shtëpitë e prishura ka nxitur 7 gra në zonën e ‘Unazës së Re’ në Tiranë që në orën 8:15 të mëngjesit të sotëm të ngjiten në katin e 10-të të ndërtesës nga ku kërcënojnë se do hidhen.
Sipas informacioneve të policisë, gratë janë bashkëshorte ose nëna të pronarëve të truallit ku është ngritur pallati, të cilët kanë rënë dakort me pronarin e pallatit në ndërtim, që t'ju kompensohej trualli me apartamente, por mosmarrëveshja për apartamentet që do merrnin si kompensim ka nxitur gratë të ndërmarrin aktin e rëndë.
Nga pamjet e NEWS24 shihen 7 gratë në tarracën e pallatit ende të papërfunduar. Gratë të cilat komunikojnë me njëra-tjetrën duken të qeta, ndërkohë që shohin vazhdimisht nga kati i fundit i ndërtesës ku ndodhen, në drejtim të oborrit të ndërtesës.
Policia ka nisur negociatat me të afërmit e grave për t'i zbritur, ndërkohë janë lajmëruar dhe forcat RENEA. Prej disa orësh situata ka mbetur pezull, ndërsa banorët deklarojnë se gratë nuk do të lëvizin derisa të marrin një përgjigje për problemin e tyre.
NJË NGA GRATË NË TARRACË: SHTETI MOS TË BËJË TË SHURDHRIN ME NE, DO VETËFLIJOHEMI
Ora 19:50-Melita Gjoni, një prej banoreve të hipura në tarracën e pallatit 10-katësh u shpreh me ane te nje telefonate per TVNews24 e alarmuar për veshin shurdh që bënë sot organet kompetente rreth cështjes së tyre. Gjoni tha se asnjë nga gratë nuk tërhiqet nga vendimi për vetëfljim.
“Kërkojmë të negociojmë me atë që kemi bërë kontratën. Pelivanin. Të vijë të negociojë me ne dhe jo të bëjë veshin shurdh e syrrin qorr. Do hidhemi nga parmaku. Jemi të vendosura deri në fund. Nqs edhe ministri Nishani nuk e mori mundimin të kuptojë 7 gra që tentojnë të hidhen nga tarraca e pallatit atëherë nga kush e presim të drejtën ne?”
BANORËT: THIRRJE BUJAR NISHANIT, TË NA ZGJIDHË CËSHTJEN
Ora 18:50-Banorët e pallatit i bëjnë thirrje ministrit Bujar Nishani të verifikojë cështjen. “Ne kërkojmë një takim me Ministrin e Drejtësisë të ngrejë një grup pune qoftë për procesin e hetimit, qoftë për procesin e gjykimit. Nuk largohemi pa marrë përgjigje”.
Më tej një tjetër banor thekson se pronari i firmës që ndërtoi pallati të mos mohojë faktin se banorëve u ka nënshkruar kontrata për apartamentet.
“Mos ta mohojë firmën e vet para noterit. Namik Pehlivani ka bërë kontrata me ne, të mos na mohojë të drejtën e kontratave. Ne kemi kontrata i kemi me firma mos të sillet sikur nuk ka kontrata. Ne jemi 20 familje që përfitojmë, pala tjetër pretendon se janë 7 familje, turp.”
PREJ DISA ORESH GRATE NE TARRACE
Ora 17:30-Vijon odiseja e grave ne tarracen e pallatit 10 katesh ne zonen e 'Unazes se Re'. Plaet po negociojne, por deri tani nuk eshte arritur ende asnje marrvedhje per te zgjidhur ceshtjen. 7 Grate vijojne te qendrojne buze tarraces.
POLICIA: BANORËT KALLËZIM PENAL PRONARIT
Ora 13:10- Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje. Sipas një njoftimi për mediat policia sqaron se ka negociuar me banorët, duke i këshilluar ata ta zgjidhin këtë problem në rrugë ligjore.
Po sipas burimeve të policisë, banorët kanë ngritur një kallëzim penal për pronarin e pallatit, Namik Pelivani.
PRONARI I PALLATIT PËR NEWS24: ASNJË NUK KA TITULL PRONËSIE
Ora 12:55- Namik Pelivani, pronari i pallatit në ndërtim në zonënë e ‘Tiranës së re’ konfirmon për NEWS24 se nuk pranon asnjë takim me banorët, të cilët pretedojnë se kanë një konflikt pronësie me të, përvecse në rrugën ligjore.
Pelivani deklaron se problematika qëndron vetëm për 6 familje, të cilat sipas tij kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht, pasi duan të legalizojnë ndërtimet pa leje qe sipas tij, nuk kane ende titull pronësie.
“Takimi me banorët në rrugë ligjore. Problematika është vetëm me 6 familje qe kërkojnë të përfitojnë padrejtësisht. Duan të legalizojnë ndërtimet pa leje. Asnjë nga banorët në protestë nuk ka titull pronësie. Banorët kishin ndërtuar pa leje. Zona ka plan rregullues të miratuar. Banorëve u kemi paguar qiranë prej 2 vitesh”,- deklaroi për NEWS24, Pelivani.
BANORËT: NUK LARGOHEMI PA MARRË PËRGJIGJE
Ora 11:40- Kur kanë kaluar rreth 3 orë nga ngjarja në një pallat në Tiranën e Re, ku 7 gra kërcënojnë se do hidhen nga kalti i 10-të i pallatit, pas një konflikti me pronarin e pallatit, familjarët e tyre, deklarojnë për News 24 se gratë nuk do të largohen që aty pa marrë një përgjigje për problemin e tyre.
“Nuk largohemi që këtej pa marrë një përgjigje. I bëjmë ministrit Bujar Nishani dhe deputetëve të na ndihmojnë, duam një takim me kryeministrin Berisha”, theksojnë ata.
7 GRATË NË TARRACË, SITUATA PEZULL
Ora 10:43 Situata vijon të mbetet pezull në pallatin ende të papërfunduar, në zonën e Tiranës së Re, ku 7 gra që prej orës 8:15 të paradites së sotme qëndrojnë në katin e 10-të të pallatit dhe kërcënojnë se do hidhen nëse nuk kompensohen për shtëpitë e prishura. Gazetari i NEWS24 Spartak Koka bën me dije se është shoqëruar njëri nga bashkëpronarët Alket Koromani që bashkë me zotin Pelivani kanë firmosur aktet noteriale që janë firmosur me familjen Lila për 2 apartamente një dyqan dhe garazhd si kompensim për prishjen e shtëpisë. Akti është firmosur në 2009, ku sipas familjarëve pretendohet se zoti Pelivani nuk i njeh këto akte. Dritan Lamja, shefi i komisaritatit numër 6 po negocion me familjarët e grave, ndërkohë që mësohet se në orën 13:00 do të bisedohet për arritjen e një zgjidhje me pronarin Namik Pelivani.
BANORI: DUAM HYRJET OSE GRATË DO HIDHEN
Ora 10:00- Banori i pallatit, nëna e të cilit qëndron bashkë me gratë e tjera thotë për NEWS24 se gratë do vetëflijohen nëse problemi i tyre nuk merr zgjidhje.
“Bëhet fjalë për 24 familje dhe kemi bërë kontratë dhe pronari Namik Pelivani thotë nuk ju njoh. Gratë kërkojnë zbatimin e kontratës që ka 3 vite që është nënshkruar, por pronari nuk pranon. Kemi dashur ta cojmë problemin në gjykatë, por pronari është i korruptuar. Zgjidhja është vetëgjyqësi. Kërkojmë zbatimin e kontratës. Kam nënë time atje lart. Ne nuk e kemi diskutuar vendimin e tyre, ato kanë marrë iniciativë vetë për vetëgjyqësi. Ose do hidhen ose të bëhet kontrata”,- tha banori.
BANORI HYSEN PEZA: KOMUNA KASHAR PËRGJEGJËSE
Ora 9:30- Komshiu i banoreve, të cilat kërcënojnë me jetë nga kati i 10-të i një pallati në ndërtim në zonën e ‘Tiranës së Re’ shprehet për NEWS24 se përgjegjëse për situatën është Komuna Kashar, ndërkohë që thekson se pronari i pallatiti të ri Namik Pelivani ka shkelur kontratën dhe nuk u ka dhënë dëmshpërblim për dëmtimin e banesave.
“Banoret lart janë komshitë e mia. Pallati i ri që po ndërtohet ka marrë leje ndërtimi në vitin 2006 dhe e ka rinovuar në vitin 2009. Ka punuar 1 vit pa leje. Në momentin që është hapur gropa, jemi ankuar në kryetarin e Komunës së Kasharit. Nga ndërtimi më janë dëmtuar 2 shtëpi, jam ankuar dhe Prokuroria
më ka dhënë të drejtë. Deri tani nuk jemi dëmshpërblyer. Komuna e Kasharit është përgjegjëse për këtë dëm. Nuk kam asnjë lloj kontrate. Ne presim zgjidhje nga komuna e Kasharit, se po të zbatohet ligji nuk ka asnjë konflikt të marrin masa, nuk duam asnjë më tepër duam atë që na takon. Përqindjen i dua lekë”,- tha Peza.
SAIMIR TAHIRI NË VENDNGJARJE
Ora 09:00 Deputeti socialist Saimir Tahiri, njëkohësisht kreu i PS-së për Tiranën ndodhet në vendngjarje dhe po negocion me forcat e rendit dhe banorët.
(el.me/ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Foto nga vendngjarja