E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova dhe Shqiperia angazhohen per drejtesi te pavarur

Kryeprokurorja e Shqiperise Ina Rama tha sot se institucioni i saj do te mbeshtese procesin e reformave te sistemit te drejtesise dhe anetaresimin e institucioneve te drejtesise se Kosoves ne organizatat nderkombetare. Ajo i beri keto komente gjate vizites qe po zhvillon ne Kosove gjate se ciles po diskutohen rezultatet e marreveshjeve te bashkepunimit ne luften kunder krimit te organizuar por edhe sfidat me te cilat perballen sistemet prokuroriale te te dyja vendeve posacerisht ne synimet per garantimin e pavaresise se ketij sistemi nga politika.

Kryeprokurori i Kosoves Ismet Kabashi tha se sistemi i drejtuar prej tij e ka te garantuar pavaresine me kushtetuten dhe ligjet e Kosoves.

Se a do te kete dikush mundesi te ndikoje politikisht te nje prokuror varet vetem prej atij prokurori. Une them se ne sistemin prokurorial te cilin une e menaxhoj deri sot ne Kosove nuk kemi pasur nderhyrje politike tha kryeprokurori Kabashi.

Ndersa zonja Rama tha se ndertimi i pavaresise se plote eshte nje proces i veshtire edhe per vende me demokraci te zhvilluar.

Une mendoj se ky eshte nje proces qe ka veshtiresite e tij jo vetem per vende si Shqiperia me nje demokraci relativisht te brishte por edhe ne vendet me demokraci te konsoliduar keshtu qe eshte nje proces qe sigurisht merr kohen e tij ka kosto por une mendoj se prokuroria shqiptare po vazhdon te beje perpjekjet e saj ne kete drejtim me qellimin per ta forcuar pavaresine e saj sic ajo parashikon ne Kushtetute tha kryeprokurorja Rama.

Zonja Rama permendi ne kete kuader edhe mospajtimet qe jane nxitur nga perfundimi i gjyqit ne rastin e Gerdecit dhe rruget institucionale qe po ndiqen edhe me rastin e apelimit te ketij rasti.

Ministri i Drejtesise Hajredin Kuqi i kerkoi nderkaq zonjes Rama ndihme ne ato fusha ku Republika e Shqiperise me sukses e ka kaluar reformimin ne sistemin e drejtesise si dhe per krijimin e Akademise se Drejtesise ne Kosove.

Zonja Rama duke u zotuar per mbeshtetje tha se bashkepunimi ndermjet Kosoves dhe Shqiperise eshte i vecante per faktin se flitet per dy vende sovrane te nje kombi te perbashket.

Menjanimi i nderhyrjeve politike ne sistemin e drejtesise dhe mbrojtja e pavaresise se tij jane diskutuar ne te gjitha takimet e zonjes Rama meqe keto ceshtje jane permendur vazhdimisht si pjese e kritereve themelore per proceset e integrimeve te Kosoves dhe Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›