E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, në pranga 42-vjeçari, iu gjet arsenal armësh në banesë

KUKES - Një 42-vjeçar në Kukës është vënë në pranga pas zbulimit të një arsenali armësh në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme në fshatin Resk të komunës Ujmisht të këtë rreth, ku policia ka zbuluar një sasi të konsiderueshme armësh në banesën e 42-vjeçarit Bashkim Gjoka, ndërsa kanë nisur hetimet lidhur me veprimtarinë e këtij të fundit.

Sipas policisë, janë zbuluar disa armë zjarri të kalibrave të ndryshme, granata, lëndë plasëse si dhe dhjetëra fishekë, të cilat mbaheshin të fshehura në këtë banesë.

42-vjeçari Gjoka u vu në pranga nga policia me akuzën e prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›