E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat/ Shtohet numri i femrave te prekura nga kanceri i gjirit

Në qytetin e Beratit është shtuar numri i grave të prekura nga kanceri i gjirit. Shifrat alarmante janë bërë publike në një takim sensibilizues te organizuar nga zyra e Shëndetit Publik në ditën kushtuar mamografise.

Ne takim e hapur ishin te pranishem të rinjtë dhe të rejat e këtij qyeteti, te cilet I kane bere thirrje grave dhe vajzave që të ushtrojnë kujdes për shëndetin e tyre duke parandaluar sëmundjen e kancerit të gjirit. Drejtoresha e Shëndetit Publik në këtë qytet Valbona Papa ka bërë me dije se nga 180m persona të cilët vuajnë nga sëmundja e kancerit , 54 % e tyre janë me kancer në gji.
Drejtoreshja Papa shton më tej se të gjitha gratë mbi 40 vjeç duhet të bëjnë mamografinë një herë në dy vjet, për të qenë të sigurta për shëndetin e tyre.

Edhe pse në Berat është instaluar mamografia, shifrat tregojnë se kontrollet për këtë sëmundje jane të pakta.

Nisur nga kjo situate u organizua dhe takimi për sensibilizimin e qytetareve nga kjo sëmundje. Në këtë takim janë shpërndarë fletë palosje informuse mbi sëmundjen e kancerit të gjirit dhe kontrollet që ato duhet të kryejnë për parandalimin e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›