Swoboda-Pack: Reforma zgjedhore të nisë para dhjetorit
BRUKSEL- Brukseli i bën thirrje politikës shqiptare, konkretisht dy partive të mëdha që të nisin sa më shpejt punën për reformën zgjedhore. Eurodeputetët Hannes Swoboda dhe Doris Pack u shprehën dje për "AS" se komisioni parlamentar për reformën elektorale duhet të ngrihet përpara muajit dhjetor, ku do të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Bashkimit Europian. Numri dy i grupit socialist në PE, Hannes Swoboda u shpreh se reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR është një nga kriteret kryesore politike të rikërkuara në raportin e Komisionit Europian. "Tashmë ka një mesazh të qartë nga ana e Parlamentit Evropian për të dyja grupet e mëdha politike.
Qeveria dhe opozita duhet të gjejnë mënyrën për të diskutuar së bashku çështjet e Kodit Elektoral. Kërkesa jonë është e qartë: Gjeni zgjidhje dhe bëjeni këtë përpara takimit të Këshillit të Bashkimit Evropian të muajit dhjetor, që të shihet se te ju ka filluar një bashkëpunim i mirë dhe një vullnet i vërtetë për të vënë në jetë axhendën evropiane"- tha Swoboda. Edhe Doris Pack e grupit politik të Partive Popullore të PE mendon se duhet punuar së bashku për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Sipas saj, shembujt e bashkëpunimit nuk mungojnë, pavarësisht se rezultatet nuk kanë qenë ato që priteshin. "Për reformën zgjedhore, duhet ngritur një komision i përbashkët parlamentar.
Duhet që të gjitha partitë që janë në Parlament të bien dakord për të ngritur një komision parlamentar dhe për të diskutuar për një ligj të ri elektoral, sipas rekomandimeve të OSBE-së. Ai duhet të reflektojë të të gjitha vërejtjet e të jetë më i mirë se ky që është tani"- tha Pack. Në muajin dhjetor, Bashkimi Europian do të ketë mbledhjen e rradhës dhe politika shqiptare ka më shumë se një muaj kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët për ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor.
(m.a/GSH/BalkanWeb)