Karta e Adriatikut mbledh sot ne Tirane vendet e rajonit
Delegacione nga të gjitha vendet e rajonit do të mblidhen në Tiranë në konferencën me temë “Karta e Adriatikut, Integrimi Euro-Atlantik dhe sfidat e Sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, që organizohet nga Kuvendi i Shqipërisë në datat 24-25 tetor 2011.
Të pranishëm në konferencë krahas delegacioneve nga parlamentet e Shqipërisë, Bosnjës, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë, do të jenë Kryeministri Sali Berisha, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ambasadorë të akredituar në Tiranë, ministra, përfaqësues të institucioneve që lidhen me sigurinë, aktorë jo shtetërorë, si dhe profesor Donald Abenheim, ekspert në çështjet e sigurisë kombëtare në Naval Postgraduate School në Monterei të Kalifornisë.
Procesi i zgjerimit të NATO-s në Ballkanin Perëndimor përbën një sukses historik dhe shënon një kapitull të ri në uljen e tensioneve, forcimin e stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal drejt një të ardhmeje plotësisht të integruar në institucionet euroatlantike. Aderimi i Bosnje-Herzegovinës dhe Malit të Zi në Planin e Veprimit për Anëtarësim dhe Kartën e Adriatikut krijon mundësinë e forcimit të partneritetit për shpejtimin e reformave demokratike, politike, ekonomike të sigurisë e të mbrojtjes, kulturore dhe të mjedisit.
Qëllimi i kësaj konference është mbështetja e axhendave të përbashkëta nga parlamentet kombëtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, sipas drejtimeve të konceptit strategjik të miratuar në Lisbonë.
Sesioni i hapjes që mbahet sot më 24 tetor ora 10:00 do të përshëndetet nga Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Alexander Arvizu.
Në ditën e dytë të punimeve, të martën më 25 tetor 2011, Konferenca do të miratojë një deklaratë të përbashkët, që do të bëhet publike në konferencën për shtyp që do të mbahet në orën 12:00.