E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmeti shkatërrues në Turqi, mbi 200 numri i viktimave

VAN- Ka shkuar në 217 numri i viktimave në Turqi si pasojë e tërmetit të fuqishëm me fuqi 7,3 ballë, të regjistruar deri mëngjesin e së hënës. Dyshohet ende për persona të bllokuar nën rrënoja, ndërkohë dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shembur pas tërmetit në provincën lindore Van

Ministri i brendshëm turk, Idriz Naim Sahim, tha se është konfirmuar vdekja e 117 njerëzve në qytetin Eriks, ndërsa 100 të tjerë kanë vdekur në krahinën Van Siti. Ai tha se të paktën 1 090 njerëz janë lënduar nga tërmeti i shkallës 7.2 të Rihterit, i cili goditi vendin të dielën.

Komentet e tij, ministri Sahim i bëri gjatë natës kur po vazhdonin aksionet e kërkim-shpëtimit.

Tërmeti, që u ndje në provincat fqinje, si dhe në Iran, shkaktoi panik të madh. Imazhet e para të transmetuara nga televizionet tregonin banorë të cilët përpiqeshin të largoheshin në rrëmujë nga shtëpitë e tyre dhe të paktën dy ndërtesa shumëkatëshe të shkatërruara.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›