E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, aksidentet u marrin jetën dy personave



BERAT - Dy persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e aksidenteve që ndodhën dje në rrethin e Beratit. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se në rrugën nacionale Berat-Skrapar, teksa udhëtonte me motor, shtetasi Ilir Demiraj humbi jetën si pasojë e përplasjes me një makinë, në vendin e quajtur Vodicë. 37-vjeçari Demiraj po udhëtonte në krah të kundërt, ndërsa është përplasur me një automjet që vinte përballë. 37-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Dy orë më parë ndodhi një tjetër aksident në fshatin Luma, ku 27-vjeçari Ilir Halili gjeti vdekjen pas përplasjes së mjetit të tij motor me murin e një ndërtese dykatëshe. 27-vjeçari, lindur dhe banues në fshatin Luma të Beratit, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij kur një kalimtar i ka prerë rrugën dhe në tentative për ta shmangur atë bënë që Halili të humbasë kontrollin, duke u përplasur me murin. Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes thonë se i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme si shkak i përplasjes së fortë.

24 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›