E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, aksion per pastrimin e lagjeve muzeale

Policia ndertimore prane bashkise se qytetit te Beratit ka hartuar se fundmi nje plan projekt per prishjen e te gjitha ndertimeve pa leje ne zonat muzeale.

Nderhyrje mesohet se do te kete ne tre lagjet muze te ketij qyteti, “Kala”, “Mangalem” dhe “Gorice”. Kreu i Inspektoriatit te Ndertimit ne kete qytet, Donald Molishti u shpreh se nga evidentimet e bera numerohen mbi 150 ndertime.

Ne keto lagje muzeale do te hiqen edhe objektet qe prishin imazhin e ketyre lagjeve qe nga antenat televizive e deri tek depozitat e ujit te pijshem.

Por, per te gjitha keto nevojitet nje bashkepunim midis institucioneve te Institutit te Monumenteve te Kultures dhe ministrise perkatese, nga ku do te merren te gjitha informacionet perkatese me qellim kthimin ne indentitet te ketyre lagjeve.

Nderkohe, policia ka nisur nderhyrjen ne zonen tjeter te qytetit te Beratit, ku ka nisur shkaterimi i objekteve pa leje qe pengojne projektet urbanistike.

Ndertimi i rrugeve, shtrimi i linjave elektrike dhe riparimi i kanalizimeve kerkon nderhyrje te cilat kane nisur te zbatohen nga ana e Inspektoriatit te Ndertimit te bashkise.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›