E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drenove, shkaterrohet muzeu i Asdrenit

Ndodh qe historine e merr lumi. Kjo ka ndodhur ne fshatin e Asdrenit, aty ku fakte historike dhe letra shqipe, abetare, fotografi dhe dokumenta jane hedhur me vetedije ne lume.

Muzeu i Asdrenit ne Drenove eshte shkaterruar plotesisht bashke me dokumentat e vjetra dhe fotografite qe deshmonin pjese te rendesishme te historise se letrave dhe te levizjeve patriotike ne zone per ngritjen dhe zhvillimin e arsimit.

Kane qene banore te fshatit te paret qe kane konstatuar se shume nga aktet e vjetra dhe fotografite qe kane qene pjese e muzeut kane perfunduar ne fakt te hedhura ne lume.

Muzeu u dogj ne vitin 1997 dhe sendet dhe dokumentat qe shpetuan u vendosen ne shkollen e fshatit.

Kryetari i komunes se Drenoves, Flamur Sala nuk ka pranuar te prononcohet per kete ceshtje me pretendimin se nuk eshte ne dijeni te faktit se ku kane perfunduar dokumentat e muzeut. Ndersa ka tentuar t’ia kaloje fajin drejtorise se shkolles edhe pse muzeu eshte ne vartesi te komunes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›