Qeveria shqiptare, 100 mijë euro ndihmë për Kosovën
Qeveria shqiptare do të ndihmojë me rreth 100 mijë euro Qeverinë e Kosovës në krijimin e forcës së sigurisë në këtë vend. Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë Shqiptare per vendosjen e misionit të EULEX-it
Qeveria shqiptare do të ndihmojë me rreth 100 mijë euro Qeverinë e Kosovës në krijimin e forcës së sigurisë në këtë vend. Kështu është shprehur Ministri i Jashtëm Lulëzim Basha, gjate takimit në Bruksel me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Shefer. Duke u ndalur në zhvillimet në rajon, Basha rikonfirmoi qëndrimin e Qeverisë Shqiptare se ajo mbështet vendosjen sa më të shpejtë të misionit të EULEX-it në të gjithë territorin e vendit, në përputhje me kushtetutën e ligjet e Kosovës, siç parashikon paketa Ahtisari. Gjithashtu, z. Basha përsëriti qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të plotë të autoriteteve shtetërore të Prishtinës. Basha dhe Shefer folën edhe për zhvillimet në Shqipëri ku zyrtari i lartë i NATO-s Z. Scheffer e vlerësoi pozitivisht ritmin me të cilin po nënshkruhen protokollet e anëtarësimit të NATO-s për Shqipërinë, nga vendet anëtarë të Aleancës, duke u shprehur i bindur se në samitin e ardhshëm të qershorit 2009 në Strasburg do të arrihet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO.