E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, nesër në Turqi me ftesë të homologut të tij

Presidenti Topi do të niset nesër drejtë Turqisë për një vizitë zyrtare. Topi kryeson një delegacion i cili do të qëndrojë në Turqi për dy ditë. Kjo vizitë është me ftesë të Presidentit turk Abdulla Gyl, dhe ka një axhendë të ngjeshur takimesh. 

TIRANE- Presidenti i vendit tonë Topi do të vizitojë nesër Turqinë, në krye të një delegacioni zyrtar që do të qëndrojë në këtë vend në datat 26 dhe 27 nëntor. Vizita e presidentit shqiptar bëhet me ftesë të homologut të tij turk Abdulla Gyl
Në ditën e parë të vizitës, Kryetari i Shtetit do të takohet me homologun Abdullah Gyl, me Kryeministrin Taip Erdoan, me Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Koksall Toptan dhe do marrë pjesë në seancën plenare të Parlamentit turk.
Në axhendën e Kryetarit të Shtetit përfshihen gjithashtu edhe takime me biznesmenë turq dhe shqiptarë, përfaqësues të dhomave dhe institucioneve me karakter tregtar, autoritete lokale dhe do zhvillojë një vizitë të veçantë në Universitetin e Bosforit. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›