Korçë, kambisti plagoset e grabitet nga gjimnazistja
Nje adoleshente nga Korça, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, arriti të tërheqë kambistin në një vend pa shumë kalimtarë, afër shkollës së saj dhe aty, në përpjekje për ta grabitur, e qëlloi edhe me thikë, duke e lënë të plagosur.
Një nxënëse e një shkolle të mesme të qytetit të Korçës, grabiti sot një kambist, pasi e plagosi me thikë.
Burime të policisë së Komisariatit të Korçës i thanë sot se rreth orës 11.00 u plagos me thikë Tahir Mëhalla, rreth 55 vjeç, i cili ushtronte veprimtarinë e kambistit. I njëjti burim sqaroi se Mëhalla u plagos nga një adoleshente, nxënëse e vitit të tretë në shkollën e mesme "Themistokli Gërmenji" në këtë qytet. Policia nuk bën të ditur identitetin e nxënëses, duke e konsideruar si të mitur.
Sipas të dhënave të para të policisë, adoleshentja arriti të tërheqë kambistin në një vend pa shumë kalimtarë, afër shkollës së saj dhe aty, në përpjekje për ta grabitur, e qëlloi edhe me thikë. Policia nuk bën të ditur as shumën e të hollave që grabiti adoleshentja, e cila është shoqëruar në komisariat, ku po vazhdon hetimi i mëtejshëm i ngjarjes.
(O.Zh/ATSH/BalkanWeb)