Kreu i LSI-se apel Rames te jape kandidature aleternative

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta gjatë një komunikimi me mediat ka vlerësuar takimin mes dy drejtuesve kryesorë të politikës, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme. Ndërkohë që duke iu referuar pikërisht zgjedhjes se presidentit të ri, kreu Meta shprehu besimin e tij se janë të gjitha shanset për zgjedhjen e tij në raundin e tretë. Por nga ana tjetër, Meta deklaroi qartë se kandidatura konsensuale e mazhorancës, Xhezair Zaganjori gëzon të gjitha kriteret për të qenë president i ardhshëm ndaj, sipas tij, mazhoranca nuk ka arsye që të ndryshojë kandidaturën e saj. Në vlerësimin e kreut Meta i takon opozitës që të propozjë kandidaturat e saj alternative.
“Opozita duhet të jetë interaktive dhe në çdo rast të jetë pjesë aktive e këtij procesi. Asnjë një palë nuk kërkon një kandidat të vetin. Zaganjori përfaqëson standarde të larta për president dhe gëzon konsensus të gjerë. PS të bëjë propozimet e saj për Presidentin e ri”, vuri në dukje Meta, gjatë fjalës së tij.