E Diel, 1 Nëntor 2026

Guardiola 11-metershi i drejte Alegri Gjyqtari ia fali Barcelones penalltine

Me dy golat e Lionel Mesit nga 11-metrat dhe rrjetën e Andres Iniestës, Barcelona arriti të mposhtte 3-1 Milanin dhe u kualifikua në gjysmëfinalet e Champions League. Katalanët u kualifikuan për të pestën herë radhazi mes katyër skuadrave më të mira europiane mes polemikave për vendimet e gjyqtarit holandez, Kuipers, ndërsa penalltia e dytë, kur rezultati ishte në barazim 1-1, dukej mjaft e dyshimtë. Gjithsesi, Pep Guardiola beson se skuadra e tij e ka merituar kualifikimin, duke mbrojtur edhe vendimet e arbitrit.
“Fakti që jemi kualifikuar për të pestën herë radhazi në gjysmëfinalet e Champions League është një arritje e madhe. E them këtë pasi të gjithë mund të fitojnë një ose dy herë, por të qëndrosh në nivele të larta për një kohë kaq të gjatë do të thotë se kemi punuar mirë. Jemi shumë të kënaqur. Nuk mund të them asgjë për gjykimin. U akorduan dy penallti në favorin tonë, vendime që konfirmohen nga pamjet filmike. Kur një lojtar mbahet nga fanella në zonë, atëherë nuk ka dyshime që është 11-metërsh. Nuk u ankuam për atë që ndodhi në ndeshjen e parë dhe nuk preferoj të flas më shumë për këtë çështje”
Në anën tjetër, trajneri i Milanit, Masimiljano alegri deklaroi se kjo ndeshje do ti shërbejë kuqezinjve për të fituar më tepër eksperiencë.
“Mendoj se Milani u paraqit mjaft mirë në këtë edicion të Champions, por një çerekfinale mbetet një çerekfinale. Kam besim se do të jemi më të fort vitin e ardhshëm. Barcelona? U dhuruam një penallti, ndërsa gjyqtari u dhuroi 11-metërshin tjetër. Gjithsesi, katalanët janë favoritë për të triumfuar në Champions League. Nuk e di nëse do ta fitojnë sërish trofeun, megjithatë mendoj që nuk janë larg realizimit të këtij objektivi”
Barcelona do të luajë në gjysmëfinale përballë fituesit të çiftit Çelsi-Benfika.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›