E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra në Norvegji, Breivik konteston raportin psikiatrik

Norvegji- Ekstremisti i djathtë norvegjez, i cili vrau 77 persona Korrikun e kaluar, e cilësoi raportin psikiatrik mbi të si të ‘gënjeshtërt.

Në një letër për tabloidin norvegjez ‘Verdans Gang’, Anders Behring Nreivik tha se 80% e raportit është i gabuar.

Psikiatrët Togeir Hubsy dhe Synne Soerheim dolen në përfundimin e ai vuan nga skizofrenia paranojake, por disa ekpertë të tjerë e kanë vënë në pikëpyetje diagnozen.

Gjyqi i Breivik pritet të fillojë më 16 Prill dhe avokatet thonë se ai dëshiron të trajtohet si njeri normal menderisht. Në letrën 38 faqeshe, Breivik pershkruan se të dërguarit e tij në një psital psikiatrik ishte ‘fat më i keq se vdekja’. ‘Për të dërguar një aktivist poltik në një azil është më sadiste dhe e keqe se vrasja e tij’- shkruan ai në letër.

Breivik, i cili pranon vrasjen e 77 njerëzve dhe plasojen e 151 të tjerëve, tha se ai zhvilloi një fushatë kundër multikulturalizmit dhe Islamit. Ai botoi një manifest 1.500 faqesh në internet pak para sulmit të 22 korrikut 2011. Por një vlerësim i dytë psikiatrik është urdheruar të kryhet në 10 Prill. Breivik lëshoi një bombë në një ndërtesë qeveritare në Oslo para se të qellonte në ishullin Utoeya, 40 km larg një kampi të Partsië së Punëtoreve.

Dorina Bilbili/IDEA/

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›