E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, arrestohet shoferi i repartit ushtarak, shiste municione

BERAT- Arrestohet nën akuzën e tregtimit të municioneve shoferi i repartit ushtarak në Berat. Kodhel Kosova u arrestua mëngjesin e sotëm rreth orës 8 në afërsi të Urës Vajgurore teksa u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij me targa Skrapari një sasi të madhe municionesh me qëllim shitjen e tyre.

Sipas policisë në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan 11 arka me municione luftarake.
Ndërkaq policia ka shpallur në kërkim personin tjetër që shoqëronte 42-vjecarin, Aziz Dylmishin i cili është larguar menjëherë sapo policia ndaloi automjetin.

Ekspertët e policisë nisën menjëherë hetimet ndërsa, gjatë kontrollit në banesën e 42-vjecarit në lagjen “ Donika Kastrioti” në Berat u gjetën dhe dy armë automatike kallashnikov dhe një pushkë. Në pranga ka rënë dhe babai i punonjësit të repartit ushtarak Osman Kosova.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›