E Diel, 1 Nëntor 2026

Korcë, rrëzohet projekti për sheshin e qytetit

KORCE- Këshilli Bashkiak i Korcës ka rrëzuar projektin për sheshin e qytetit. Vendimi u mor pas debateve të ashpra të iniciuara fillimisht nga këshilltarët e djathtë. Këta të fundit kanë pretenduar se projekti i miratuar tashmë nga Këshilli i Rregullimit të Territorit cënon një pjesë të pronës së këshillit të qarkut.

Ky argument ka shkaktuar më pas mjaft debate mes anëtarëve derisa të djathtët e kanë rrëzuar miratimin e tij me votë. Projekti përfshin ndërhyrje në rrugët e sheshit qendror para Katedrales. Sipas bashkisë projekti pritet të miratohet pas ndryshimeve për të shmangur cënimin e pronës së këshillit të qarkut. Në të njëjtën kohë do të merret dhe vendimi për miratimin e fondit të nevojshëm për zbatimin e tij.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›