E Diel, 1 Nëntor 2026

Greva e PS, Beja: Fule shtoi përgjegjësitë e Ramës

BRUKSEL- Fatos Beja, pjesë e delegacionit të Shqipërisë që mori pjesë në punimet e komitetit parlamentar të Stabilizim Asocimit BE-Shqipëri, në Bruksel ka deklaruar se komisioneri Fule gjatë fjalës së tij përmendi edhe grevën e nisur nga opozita shqiptare në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sipas Bejës, Fule u shpreh se nisja e kësaj greve vështirëson pozicionin e Shqipërisë, si dhe shton përgjegjësitë e kryetarit të PS, Edi Rama.

Beja u shpreh se komisioneri Stefan Fule u bëri përsëri thirrje palëve të gjejnë një zgjidhje për krizën politike.

Opozita ka nisur prej 5 ditësh grevën e urisë, në të cilën marrin pjesë 22 deputetë dhe 180 qytetarë. Ndërsa në deklaratat e fundit të socialistëve nuk parashikohet fundi i saj, derisa të bëhet transparenca e plotë e zgjedhjeve.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›