E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, jeta mes mjerimit të gruas që lindi me një dorë

SHKODëR- Jetë në vetmi dhe varfëri. E sikur të mos mjaftonte, kushteve të rënda ekonomike i shtohet edhe paaftësia për të punuar për shkak të mungesës së njërës dorë. Kjo gjendje rëndon së tepërmi jetesën e 37 vjecares Zamira Ceka nga fshati Guci e re në Shkodër.
Zamira ka lindur pa njërën dorë ndërsa vdekja e prindërve të saj ka bërë që 37 vjecarja ta ketë të papërballueshme jetën.

“Jetesa ime në këtë shtëpi është shumë e dovët. Kam jetuar me nënën dhe babain, të cilët nuk jetojnë më. Këtu nuk mund të jetohet, jam vetëm , nuk kam asnjëlloj të ardhure.” shprehet Zamira.

37 vjecarja merr një ndihmë sociale prej 150 mijë lekësh të vjetra në muaj ndërsa askush nuk e punëson për shkak të mangësisë që ajo ka , ndonëse i është drejtuar për punë si komunës ashtu edhe firmave të ndryshme private. Zamira bën apel për ndihmë në mënyrë që të përballojë të paktën ushqimin ditor.

Zamira i është drejtuar shumë herë shërbimit shëndetësor për të përfituar statusin e invaliditetit por ajo është kthyer pas me pretendimin se nuk mund ta përfitojë sepse problemi i saj është i lindur.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›