Të rinjtë e FRESSH protestë në Shkodër, policia shoqëron 3 anëtarë
SHKODëR- Të rinjtë e FRESSH kanë protestuar sot në qytetin e Shkodrës në shenjë solidarizimi me grevën e nisur prej Partisë Socialiste si dhe kundër dhunës ndaj 11 të rinjve ditën e 30 prillit. Mesditën e sotme këta të rinj, kanë bllokuar rrugën në urën e Bahcallëkut, por ka qënë ndërhyrja e policisë që nuk ka lejuar mbajtjen e kësaj proteste.
Policia e Shkodrës ka shoqëruar kreun e FRESSH-it, Ramir Haderi, në cilësinë e organizatorit të protestës, si dhe 2 persona të tjerë. Sipas burimeve të policisë, ndalimi i tij është bërë pasi nuk kanë lajmëruar për organizimin e këtij tubimi, pra është e paligjshme. Nga ana tjetër të rinjtë e FRESSH deklarojnë se kanë njoftuar për protestën, por policia sqaron se njoftimi duhej bërë 24 orë më parë.
(m.a/BalkanWeb)