Berat, burg pa afat për trafikantët e veprave të artit
BERAT- Gjykata e Faktit në Berat ka dhënë sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” për trafikantët e veprave të artit në muzeun Kombëtar Etnografik, në Berat. E ndërsa burime nga prokuroria e Beratit bëjnë me dije se për trafikimin e veprave të artit të këtij muzeu pritet të ketë arrestime të tjera.
Sot Mirel Starova, 30 vjeç, dhe Bujar Dine, 43 vjeç, të arrestuar tre ditëve më parë me urdhër të prokurorisë do të mbahen në burg gjatë gjithë kohës që organ i akuzës do të hetojë për këtë cështje.
Përfaqësuesi i organit të akuzës Klodian Braho në seanëcn e parë të këtij proçesi i paraqiti trupit gjykues një sërë provash dhe faktesh të grumbulluara që nga qershori i këtij viti. Në hetim në gjendje të lirë për këtë vepër penale është dhe Sami Starova, aktualisht përgjegjës pranë Muzeut Kombëtar Etnografik, në Berat. Të arrestuarit dhe përgjegjësi i muzeut Starova, akuzohen se kanë tregëtuar vepra të artit dhe kulturës, gjë e cila është e kundra ligjshme për shtetin Shqiptar.
(m.a/News24/BalkanWeb)