Adidas, në 2010 atlete për “një euro”
Kompania gjermane “Adidas” pritet të nxjerrë në treg një linjë të re me atlete, të destinuara për botën e tretë.
Adidas pohon se ka në plan që të prodhojë atlete të lira, që do të kushtojnë vetëm një euro dhe u dedikohen banorëve të shteteve të botës së tretë.
Pritet që seria e parë e atleteve “një euro” do të prodhohet në Bangladesh në vitin 2010.
Çmimi përfundimtar ende nuk është kalkuluar, ndërsa “atlete për një euro” është vetëm koncept, ka deklaruar përfaqësuesi i kompanisë së dytë në botë për prodhimin e pajisjeve sportive, Jan Runau.
Iniciator i këtij projekti është ekonomisti nga Bangladeshi, Muhamed Junus, i cili në vitin 2006 ka fituar çmimin Nobel për paqe, si themelues i bankës "Gramen", institucion i specializuar që me mikrokredi të ndihmojë të varfrit që të nisin ndonjë punë.
(m.a/express/BalkanWeb)