Zhani Ciko nderohet me titullin “Kalorës i Arteve dhe Letrave”
TIRANE- “Kalorës i Arteve dhe Letrave” është titulli më i ri i cili i është dorëzuar violinistit virtuoz dhe dirigjentit të orkestrës Zhani Ciko. Vlerësimi për Cikon cjen nga Ambasada Franceze e cila i ka dorëzuar mjeshtrit të muzikës por edhe drejtorit të Teatrit të Operas dhe Baletit, dekoratën e nderit përmes një ceremonie zyrtare.
Aktiviteti artistik i Zhani Cikos kalon përtej kufijve shqiptarë. Në vitin 1991 ka dirigjuar orkestra në Austri, Francë, Itali, e Hungari.
Puna shumëvjecare e mjeshtrit të muzikës është një kontribut kushtuar artit shqiptar por në veçanti dhe promovimit të kulturës franceze. Urdhri i Arteve dhe Letrave i akorduar nga Ministria e Kulturës Franceze vlerëson individët të cilët dallohen në veprimtarinë e tyre artistike dhe për kontributin që ata i kanë dhënë artit dhe letërsisë franceze në mbarë botën.
Zhani Ciko është diplomuar për violinë më 1967-ën në Konservatorin shtetëror të Tiranës. Pas punës si solist dhe koncert maestër në orkestrën e TOB-it interpreton për herë të pßarë disa nga veprat madhore të literaturës në violinë, duke punuar në të njëjtën kohë dhe si pedagog në Akademinë e Arteve.
në 1988 ndërmerr një turne në Suedi me 18 koncerte shumë të suksesshme. Aktualisht është drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit ndërsa është dekoruar dhe me titullin Mjeshtër i Madh i Punës.
(e.n/News24/BalkanWeb)