Formula 1, Baton kalon në skuderinë MekLaren
LONDER- Xhenson Baton do të jetë partneri i Ljuis Hamilton në skuderinë MekLaren duke nisur nga sezoni i ardhshëm i Formula 1. Lajmi u bë i ditur nga vetë skuderia britanike, që do të ketë për pilotë dy kampionët e fundit të botës, duke u rikujtuar të gjithëve dyshen Alen Prost dhe Airton Sena. Baton ka nënshkruar një kontratë disa vjeçare me MekLaren, por detajet ende nuk janë bërë të ditura. Britaniku fitoi titullin kampion me Braun GP në sezonin që sapo u mbyll, por sërish nuk arriti t’i bindte 100 % drejtuesit e saj.
“Është gjithnjë një vendim i vështirë të lësh një skuderi ku ke qenë për shumë vite, por jeta është e mbushur me sfida. Fitova titullin me Braun GP dhe nuk do ta harroj kurrë këtë, por kisha nevojë të ndryshoja. MekLaren është një nga skuderitë më të mira në botë”, tha Xhenson Baton. Mediat britanike bëjnë të ditur se piloti 29 vjeçar do të përfitojë një rrogë prej afro 6 milionë paundësh në vit.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)