E Diel, 1 Nëntor 2026

Berat, burg pa afat të dyshuarve për vrasjen e 33 vjeçarit

Masën e arrestit me “burg pa afat” ka vendosur sot gjykata e rrethit të Beratit për dy autorët e dyshuar të vrasjes së 33 vjeçarit, Klodian Lumani, ngjarje e cila ndodhi në këtë qytet disa ditë më parë.

Dy autorët e dyshuar Shpëtim Kovaçi dhe Ferdinant Hoxha kanw dalë sot përpara togave të zeza në seancën e parë në ngarkim të tyre, atë të caktimit të masës së sigurisë. Organi i akuzës i kërkoi gjykatës cilësimin si të ligjshëm të dy 23 vjeçarëve, banorë të lagjes “Donika Kastrioti” në këtë qytet si dhe caktimin e masës së sigurisë me arrest në burg për veprën penale të “vrasjes me paramendim në bashkpunim”. Dy të akuzuarit mësohet se nuk kanw shprehur asnjë në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tyre duke u shprehur se kan qënë nën efektin e lëndëve narkotike.

Në bazë të provave dhe shumë dëshmive nga vendi i ngjarjes prokuroria e Rrethit Gjyqësor në Berat kërkoi më tepër kohw për hetimet duke i kërkuar kështu gjykatës caktimin e masës së siguriws me burg pa afat për vijimësi të hetimeve.

Më pas gjykata vendosi të cilësoi si të ligjshëm arrestimet e të dyshuarve dhe vendosi ndaj tij masën e “sigurisë me burg” për veprën penale të “vrasjes me paramendim në bashkëpunim”. Ngjarja për të cilën akuzohen dy të rinjtë ndodhi gjatë mesnatës së të mërkurës në një qendër interneti ku u vra me breshëri arme 33 vjeçari Klodian Lumani. Ngjarja që sipas policisë ndodhi pas një grindje për motive të dobëta mes viktimës dhe autorëve të dyshuar tashmë është duke u hetuar.

*  *  *

Një 33 vjeçar nga qyteti i Beratit u qëllua me armë zjarri gjatë mesnatës të së mërkurës, ndërkohë që humbi jetën në spital disa orë më pas. Ngjarja e rëndë që i mori jetën 33 vjeçarit, Klodian Lumani, ndodhi pranë një qendre interneti rreth mesnatës së djeshme.

Ai u transportua drejt spitalit rajonal në këtë qytet, ku dhe humbi jetën disa orë më pas. Burime pranë Repartit të Kirurgjisë bëjnë me dije se rreth orës 01:30 mbërriti i plagosur në gjendje të rëndë për jetën. Mjekët konstatuan se ai ishte qëlluar disa herë në kokë dhe në trup me armë zjarri.

Dy plagë të rënda shkaktuara në kokë dhe disa të tjera në trup nga një distancë e afërt mësohet se i kanw marrë jetën të rritur. Trupi i pajetë u dërgua më pas në morgun e spitalit ku dhe u kryhen hetimet e rastit.

Policia ka shoqëruar dhjetë persona, të cilët janë duke u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen. Pranë qendrës së internetit ku ndodhi dhe krimi ekspertët e policisë mësohet se siguruan disa gëzhoja arme automatike të llojit kallashnikov, të cilat ishin shkrepur ndaj 33 vjeçarit. Ky i fundit mësohet se ndodhej pranë qendrës së internetit në momentin që është qëlluar me armë zjarri. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes qendra e internetit ishte mbyllur disa minuta më parë dhe i riu ndodhej pranë saj në kohën që është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar.

Ekspertët e policisë mësohet se i kanë shtrirë hetimet në dy pista për zbardhjen e plotë të ngjarjen. Krimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një konflikti të hershëm që 33 vjeçari ka pasur që prej vitit 1997. Gjatë trazirave të 1997 ai është dyshuar se ka kryer një plagosje, ngjarje e cila nuk u zbardh asnjë herë nga ana e policisë për mungesë të provave. Por, një tjetër pistë e policisë dyshohet se është dhe ajo e një grindje të ndodhur ditët e fundit mes tij dhe disa të rinjve të tjerë, me të cilët viktima dyshohet se ka pasur njohje. Disa ditë më parë ai mësohet se ishte zënë ne pije e sipër me disa bashkëmoshatarë të tij në lagjen ” Kushtrim”, ngjarje nga e cila ngeli i plagosur lehtë me armë të ftohtë.

Erjola Azizolli

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›