E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, sekuestrohen 68.5 kg kanabis

Sarandë – Në afërsi të fshatit Xarë nga forcat e Policisë Sarandë pas informacioneve të marra nga burime konfidentciale u bë e mundur kapja e 68.5 kg kanabis e ndarë në 69 pako.

Lënda narkotike ishte futur në dy çanta e cila u gjet e fshehur në disa shkurre në afërsi të kufirit me shtetin grek ku edhe mendohet se do të trafikohej kjo lëndë narkotike.

Policia ka shoqëruar tre persona të dyshuar dhe po punohet për dokumentimin e autorësisë së këtij rasti trafiku bimësh narkotike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›