E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, dhunohet nje shtetas italian

Salvadore Mishelo, shtetas italian 86 vjec eshte dhunuar dje nga ortaku i tij ne biznes.

Policia e Beratit ka marre ne pyetje te demtuarin dhe ka shoqeruar per disa ore shtetasin Afrim Merko.

Ata jane ortake ne biznes prej shume vitesh ne nje ndermarrje konfeksionesh por mosmarreveshjet ne lidhje me shpenzimet kane cuar ne nje konflikt.

Sipermarresi italian ka kerkuar daljen nga ortakeria por sic ka treguar edhe vete para policise ka gjetur kundershtimin e ortakut te tij.

Gjate debatit ai eshte dhunuar dhe ka perfunduar ne spital per shkak te gjendjes se keqe shendetesore.

Ai eshte gjetur pa ndjenja ne rruge dhe eshte derguar ne spital nen ruajtjen e policise. Sipas mjekeve ndaj shtetasit italian eshte ushtruar dhune fizike ku si pasoje ka pesuar dy fraktura ne trup dhe hematoma ne koke.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›