E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndoka: Të largojmë kryetaren Topalli

Kryetari i grupit kuvendor të Partisë Demokristina Nard Ndoka kërkoi largimin e kryetares së kuvendit, Jozefina Topalli nga detyra që ajo mban në krye të legjislativit.

"Ftoj deputetët që të nxjerrim mekanizmat kushtetuese për të larguar sa më parë Topallin nga kreu i kuvendit. Zonja kryetare nuk është gjë tjetër vecse militante dhe nuk ka asnjë lidhje me funksionin që mban", u shpreh Ndoka.

Duke folur në kuvend, Ndoka theksoi se kryetarja Topalli ka banalizuar parlamentit, ka penguar hetimet për Gërdecin dhe ka përdorur një fjalor plot mllef dhe sharje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›