Bullgaria ratifikon protokollin e Shqipërisë në NATO
Parlamenti bullgar ratifikoi sot protokollin e anëtarësimit e Shqipërisë në NATO. Per kete arsye kryetarja e Parlamentit shqiptar, Topalli mbajti nje fjale pershendetese përpara deputetëve bullgare.
SOFJE-Parlamenti i Bullgarisë ratifikoi protokollin e anëtarësimit e Shqipërisë në NATO. Për këtë arsye, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, me ftesë të homologut të saj Georgi Pirinski. Në fjalën e saj përshendetëse para ligjvënesve bullgarë, znj. Topalli nënvizoi faktin se Shqipëria sot ndodhet një hap larg anëtarësimit të plotë në NATO. Por, sic vuri në dukje krepalamentarja, në Shqipëri ka ende probleme për të zgjidhur, sic është problemi i korrupsionit, krimit të organizuar. Gjithashtu Topalli u bëri të ditur deputeteve bullgare disa prej reformave te nderrmara ne vend. Dukë premtuar se reformat në vend janë të pakthyeshme, Topalli shtoi se Shqipëria në këtë kuadër është e angazhuar të përballojë të gjitha sfidat për integrimin e saj drejt BE dhe NATO-s.
Gjatë vizitës së saj, kryetarja e Kuvendit, Topallit pritet të takohet me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Sergej Stanishev, Kryetarin e Kuvendit Popullor, Georgi Pirinski, Zv/Presidentin e Republikës, Angel Marin, Zv/Kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Ivajlo Kalfi etj.
Me ratifikimin sot të protokollit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, nga ana e Parlamentit bullgar, numri i shteteve që e kanë aprovuar këtë protokoll shkon në shtatë.
(d.b/BalkanWeb)