Lana me ujë të bardhë, japonezët 66 milionë euro
Autori i Lajmit: red.
Lana nuk do të kundërmojë më nga ujërat e zeza. Uji që kalon përmes Tiranës do të plotësojë të gjitha standardet e lejuara. Kjo bëhet e mundur pas kreidsë së miratuar me qeverinë japozene për pastrimin e ujërave të zeza të kryeqytetit.
Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese miratoi kredinë japoneze prej 66.2 milion eurosh për realizimin e projektit "Përmirësimi i Sistemit të Largimit të Ujërave të zeza për Tiranën e madhe". Kredia ka një afat shlyerjeje prej 40 vjetësh, ndërkohë që vetëm pas 10 vjetësh do të fillojë shlyerja e principalit. Projekti përqendrohet në zonën më të populluar të qytetit të Tiranës, atë të pellgut të Lanës.
Tre fazat
Ky projekt është i ndarë në tri faza dhe do të shkojë deri në vitin 2021, duke kapur një vlerë totale prej 300 milionë dollarësh. Në përfundim të fazës së tretë të investimit që ky studim ka vlerësuar do të kemi një sistem kanalizimesh dhe pastrimi, i cili do të mbulojë nevojat e një popullsie prej 1 milion banorësh. Është parashikuar ndërtimi i 184 km tubacion të linjave kryesore dhe sekondare dhe 20.6 km kolektorë kryesorë së bashku me dy stacione pompimi dhe dy impiante pastrimi. Agjenci Zbatuese për këtë projekt do të jetë Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, nëpërmjet Drejtorisë se Përgjithshme të Ujësjellës- Kanalizimeve. Qyteti i Tiranës ka një sistem të vjetëruar të kanalizimeve që daton nga vitit 1960 dhe nuk disponon asnjë Impiant Trajtimi të Ujërave të Zeza.
Tirana e Madhe
Prej tre vjetësh ka përfunduar hartimi i Planit Strategjik për Tiranën e Madhe, plan i cili është një studim i detajuar për mënyrën e zhvillimit të metropolit shqiptar në një hapësirë prej 400 kilometër katrorë, me një vlerë fillestare prej 340 milionë USD, ku mendohet që qeveria të financojë 50 për qind të tyre. Urbanizimi për 15 vitet e ardhshme do të kufizohet gjerësisht në zonën midis dy unazave.
Elementët kryesorë
1. Pellgu i drenimit të Lanës bashkë me kanalizimet e zonave të reja
2. Kolektori kryesor nga kryqëzimi i Lanës me rrugën e Kavajës deri në impiantin e pastrimit
3. Impianti i pastrimit të ujërave të zeza.
4. Kosto totale e këtij projekti prioritar është rreth 94 milionë dollarë.
Projekt do të mundësojë
që në fazën e parë:
1. Një Lanë të pastër me ndotje brenda standardeve të Komunitetit Evropian
2. Një sistem kanalizimesh funksional duke përmirësuar ambientin dhe cilësinë e jetës në brendësi të lagjeve të Tiranës
3. Përmirësim të shëndetit publik nëpërmjet zvoglimit të sëmundjeve me bazë ujërat e përdorura.
4. Përmirësime në ambientet ujore të Lumit të Tiranës nëpërmjet shkarkimit në të të ujrave të pastruara të Lanës dhe të Impiantit të pastrimit (Lana është ndotësi kryesor).
Ky lajm është publikuar: 24/07/2008