Berat, digjet banesa nga shpërthimi i bombulës së gazit

Një banesë në Berat është përfshirë nga flakët sot në mesditë. Shkak mund të ketë qenë shpërthimi i një bombule gazi. Zjarri ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Mangalem” në familjen e Namik Strumit. Ndërkaq, mësohet se kanë qënë forcat e zjarrfikëses të cilët kanë evakuar banorët e apartamenteve pranë, me qëllim shmangien e cdo rreziku të mundshëm. Më pas kanë vënë nën kontroll flakët duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e tyre në banesat përreth.
Duke iu referuar burimeve më të fundit, mësohet se nga ky zjarr ka vetëm dëme materiale dhe jo viktima në njerëz. Mësohet se në momentin e rënies së zjarrit nuk ka pasur njeri në shtëpi. Banesa ndodhet ne zonen muzeale.