Peqin, gjendet trupi i 60-vjeçarit, i larguar prej dy javësh

Gjendet trupi i pajetë i shtetasit Pëllumb Luga nga Peqini, ndërsa dy javë më parë ishte larguar nga banesa e tij pa lajmëruar familjarët.
Lajmi konfirmohet për “Ora News” ndërsa mësohet se viktima është gjendur në bregun e lumit Shkumbin.
Policia e cila ka mbërritur menjeherë në vendgjarje deklaron se 60-vjecari ishte me probleme mendore. Trupi i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit në fshatin Çengelaj.