Berat, dy aksidente, plagosen katër persona

Mbrëmja e sotme ka shënuar dy aksidente automobolistike me pasojë plagosjen e katër personave në Berat.
Mësohet se aksidenti i parë ka ndodhur në aksin rrugor Kombinat-Ura Vajgurore tek Ura e Hanit, ndërsa i dyti në aksin rrugor Ura Vajgurore-Kuçovë, tek kthesa e Tapisë.
Burime nga policia bëjnë të ditur se në katërshen e të aksidentuarve ishte dhe një fëmijë tre vjeçar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë mendohet se shkak aksidenteve ka qenë moti i keq, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.