E Diel, 1 Nëntor 2026

Haxhinasto Diplomacia shqiptare po realizon objektivat me rigorozitet

Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto deklaroi sot në sancën plenare të Kuvendit, se diplomacia shqiptare po realizon me rigorozitet objektivat e politikes sonë të jashtme.

"Reformimi i diplomacisë, ka si qëllim kryesor të realizojë një rol cilësisht të ri dhe proaktiv të Shqiperise në mardhëniet ndërkombëtare, të reflektojë stadin aktual si një vend anëtar i Natos dhe prespektiven e Shqipërisë si vend anëtar i Bashkimit Evropian, si një kontribues e i rendesisheim i paqes, stabilitetit dhe zhvillimit së pari në nivel rajonal e më tej edhe në nivel global", theksoi kryediplomati shqiptar gjatë interpelancës me deputeten e Partisë Socialiste, Arta Dade, mbi veprimtarinë e diplomacisë shqiptare.

"Sot politika e jashtme orientohet nga interesat tona kombëtare, nga respekti per ligjin ndërkombetar dhe parimet që rregullojnë marrëdhëniet midis shteteve, të drejtat e njeriut dhe vlerat e detyrimet tona si anëtar dhe kontribues në organizatat politike e të sigurise në nivel rajonal dhe ato ndërkombëtare", tha me tej ai.

Për ministrin Haxhinasto, arritjet e këtyre objektivave duhet të jetë një ndërmarrje e të gjithë politikës dhe si rjedhim, këto objektiva duhet të jenë kontribut i perbashket dhe përgjegjësi e përbashkët gjithashtu e politikës, përfshi edhe opozitën.

Kreu i MPJ-së, vlerësoi arritjet e Shqipërise në fushën e diplomacise, si anëtarësimin në Nato, liberalizimi i vizave në zonën Shengen, që sot mbush një vjetorin, procesi i lehtësimit dhe liberalizimit të vizave dhe lëvizjes në shumë vende të tjera të botës së fundmi Brazilin, krijimi i një zone të levizjes me karta identiteti në Kosove, Maqedoni Mal i zi, proces që do të vazhdoje me tej.

Gjithastu, Haxhinasto vuri në dukje progresin e vazhdueshem në procesin e anëtarsimit në Bashkimin Evropian, rritja e ndjeshme e kontakteve dhe e volumit të shkëmbimeve me shume vende te botes, rritja e cilësise së sherbimeve ndaj shqiptarëve me banim jashtë vendit, kontributin per njohjen për shtetin e ri të Kosoves, kontributin per luftën globale kunder terrorizmit, etj.

"Diplomacia shqiptare po realizon me rigorozitet objektivat e politikës sonë të jashtme",përfundoi zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›