Pritet të zhvillohet sot procesi ndaj Dritan Dajtit

Pritet të zhvillohet sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda procesi gjyqësore na autorit të masakrës së Durrësit, Dritan Dajti. Seanca e kaluar u shty pas mungesës së avokatit të Dajtit dhe zëvendësimi i tij nga gjykata me avokaten Valentina Teodoreska. Kjo e fundit kërkoi shtyrje të gjyqit për tu njohur me procesberbalet si dhe detajet e hollësishme të procesit, kërkesë kjo që u pranua nga trupi gjykues.
Nga ana tjetër trupa gjykuese e krimeve të rënda e cila ka në gjykim çështjen "Dajti", ka vënë në dijeni të Dhomës së Avokatisë për marrjen e masave ndaj avokatit Esat Haderaj për mungesat e herpashershme në proces, mungesa të cilat pengojnë vijimin e gjykimit.
Gjithçka që lidhet me këtë proces ka ndodhur më 9 Gusht të vitit 2009 në Durrës, ku katër efektivë të Policisë së Shtetit mbetën të vrarë me armë zjarri në operacionin për të arrestuar të shumëkërkuarin Dritan Dajti.
I pandehuri Dajti akuzohet se hapi zjarr ndaj forcave të rendit duke vrarë efektivët e policisë Festim Xhanin, Artur Duçkollarin, Altin Dizdarin dhe Kastriot Feskën, të cilët janë shpallur Dëshmorë të Atdheut.